RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfundon Forumi i 10-të i Sigurisë i Detit të Zi dhe Ballkanit në Bukuresht

perfundon-forumi-i-10-te-i-sigurise-i-detit-te-zi-dhe-ballkanit-ne-bukuresht

Ka përfunduar sot edicioni i 10-të dhe më i fundit i Forumit të Sigurisë të Detit të Zi dhe Ballkanit, i mbajtur në kryeqytetin rumun Bukuresht, raporton Anadolu.

I organizuar nga “New Strategy Center” – një institut rumun i themeluar në vitin 2015 – aktiviteti, i cili filloi të martën, mblodhi gjatë dy ditëve të fundit zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, si dhe shumë ekspertë dhe përfaqësues nga qarqet akademike dhe të biznesit.

Në kuadër të ngjarjes, në të cilën Anadolu ishte partner global i komunikimit, u mbajtën gjithsej 46 panele për diskutime të thelluara mbi temat që lidhen me rajonin e Detit të Zi dhe Ballkanit, përfshirë sigurinë, energjinë, mbrojtjen dhe teknologjinë.

Ngjarja dyditore u zhvillua nën patronazhin e presidentit të Rumanisë Nicusor Dan, i cili foli në panelin hapës të forumit, dhe u mbajt në margjinat e samitit të fundit të Nëntëshes së Bukureshtit (B9), i mbajtur më herët të mërkurën, po ashtu në kryeqytetin rumun.

B9 është një organizatë që përfshin Bullgarinë, Çekinë, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Samiti ishte një nga katër temat kryesore të trajtuara në panelet e diskutimit; tre temat e tjera ishin lufta Rusi–Ukrainë, bashkëpunimi transatlantik dhe sfidat teknologjike të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI).

Rektori i Universitetit të Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare të Bukureshtit, Sorin Cimpeanu, si dhe ambasadorja gjermane në Rumani Angela Ganninger dhe shefi ekzekutiv i New Strategy Center, George Scutaru, mbajtën fjalët përmbyllëse në fund të forumit dyditor.

Related posts

Shefi i UNICEF: Foshnjat e Gazës “nuk kanë energji as për të qarë”

Muhamet Ramadani

Pas tre ditësh nga zgjedhja si lider i ri i Iranit, Moxhtaba Khamenei nuk shfaqet publikisht! Jerusalem Post: Dyshohet se ka mbetur i plagosur

admin

Pa’lestinezët falën namazin e xhumasë në rrënojat e një xhamie në Ga’za

Muhamet Ramadani