RTV AHIRETI
Lajme

Përfundon intervistimin, Durmishi: Sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen

perfundon-intervistimin,-durmishi:-sqarova-edhe-para-prokurorit-pastertine-e-plote-timen

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot është paraqitur përpara Prokurorisë Speciale, nën cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në një deklarim përpara gazetarëve, Durmishi tha se është ftuar nga ky institucion i ndjekjes në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në njëfarë mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, deklaroi Durmishi.

Ai ka theksuar se punimet në këtë aks rrugor do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti.

The post Përfundon intervistimin, Durmishi: Sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti kroat kritika Greqisë për 101 huliganët e arrestuar

admin

OKB: Rivalët e Libisë po koordinojnë përpjekjet për shpëtim pas përmbytjeve

admin

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Nëse temperaturat nuk ulen deri në fund të vitit…

admin