RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon procesi zgjedhor në katër komunat veriore të vendit – zgjedhje të qeta, përqindje e ulët e qytetarëve

perfundon-procesi-zgjedhor-ne-kater-komunat-veriore-te-vendit-–-zgjedhje-te-qeta,-perqindje-e-ulet-e-qytetareve

Ka përfunduar në ora 19:00 procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të vendit.

Të drejtë vote kanë pasur 45 mijë e 95 votues.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre kanë shërbyer për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit në garë janë: Albulena Hetemi Behluli (PDK) Aleksandar Jablanoviq (PKS) dhe Lulzim Hetemi (VV).

Ndërsa Aleksandar Jablanoviq (PKS) në fund ishte tërhequr nga gara, por KQZ ka njoftuar se fletëvotimet janë shtypur më herët dhe do të jenë pjesë e zgjedhjeve.

Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqirin nga PDK dhe Flatron Hasanin e Vetëvendosjes.

Në Zveçan kandidojnë Ilir Peci nga PDK-së, Fetah Peci nga VV, ndërsa Sladjana Pantoviq është kandidate e pavarur.

Në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë Iniciaitva Qytetare Mitrovica me kandidatin Betim Osmani, PDK me Taulant Kelmendin dhe Vetëvendosje me Erden Atiq.

Kurse, në zgjedhjet për dy kuvendet komunale, Partia Demokratike e Kosovës garon me 16 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq, e Lëvizja Vetëvendosje me 10 kandidatë në Zveçan dhe 18 në Leposaviq.

Nga radhët e komunitetit serb, vetëm Partia Kosovskih Srba ka rreth 20 kandidatë në garë për kuvendin e komunës së Leposaviqit.

Related posts

Tri gra mbesin të vdekura pas një sulmi me armë në Romë

admin

Tërmeti shkund parlamentin e Lihtenshtejnit gjatë debatit për të – VIDEO

admin

Forcat izraelite godasin fotoreporterin e AA-së gjatë detyrës në Kudsin Lindor

admin6