RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosovës dhe Serbisë u bëhet një kërkesë

perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor,-kosoves-dhe-serbise-u-behet-nje-kerkese

Ka përfunduar samiti i Bashkimit Evropian me partnerët nga Ballkani Perëndimor.

Në pikën shtatë të deklaratës së përbashkët të miratuar në Bruksel mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nënvizohet mbështetja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Po ashtu kërkohet që palët të bëjnë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe për çështjet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja Palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që Palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane. Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

“Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve”, vijon komunikata.

Related posts

Takim Kovaçevski-Blinken në Shkup: Maqedonia e Veriut dhe ShBA-ja kultivojnë dialog politik produktiv

admin6

Çdo katër sekonda një person vdes nga uria

admin

Imami Tërshani: Më thanë ose varrosi të vrarët e Reçakut ose do të jesh me ta

admin