RTV AHIRETI
Lajme

Përkeqësohet situata e zjarrit në Shëngjin/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet municione të mbetura prej vitesh

perkeqesohet-situata-e-zjarrit-ne-shengjin/-degjohen-shperthime,-dyshohet-municione-te-mbetura-prej-vitesh

Zjarri në Shëngjin është përkeqësuar së fundmi duke iu afruar hoteleve në zonë. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se në zonë dëgjohen shpërthime të forta.

Zona ku është riaktivizuar vatra është shumë pranë ish-zonës ushtrake dhe dyshohet për shpërthime të municioneve të mbetura aty prej vitesh. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit po punojnë 20 automjete zjarrëfikëse si dhe një helikopter.

Zjarri është aktiv prej disa ditësh ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.

Në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana.

The post Përkeqësohet situata e zjarrit në Shëngjin/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet municione të mbetura prej vitesh first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë Prizren, tre policë të lënduar

rezart morina

Akar: Ushtarët turq që nga momenti i parë ishin pranë viktimave të tërmetit

admin

Spanja kërkon njohjen e Palestinës, Sanchez: Ka ardhur momenti, edhe nëse BE nuk e bën

admin