RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier shprehet i tronditur për shpërthimet në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

hovenier-shprehet-i-tronditur-per-shperthimet-ne-veri:-autoret-te-dalin-para-drejtesise

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi në veri të vendit ka ndodhur një shpërthim me bombë

Lidhur me këtë, Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur dhe ka dënuar veprimet e tilla.

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Shpërthimi ka ndodhur në mesnatë, nga i cili nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Related posts

Rusia dënon përpjekjen e SHBA-së për ta “mbytur ekonomikisht” Kubën

Muhamet Ramadani

“Kemi të drejtë të mbrohemi”, Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

Hevzi

Automjetet ush’tarake iz’raelite lëvizin drejt kufirit libanez

Muhamet Ramadani