RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Podgoricë pas miratimit të Ligjit për Presidentin

perleshje-mes-policise-dhe-protestuesve-ne-podgorice-pas-miratimit-te-ligjit-per-presidentin

Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Pas miratimit të Ligjit ka pasur incidente mes një grupi protestuesish dhe Policisë malazeze, të cilët qëndronin para ndërtesës së Kuvendit.

Qytetarët që kundërshtojnë miratimin e Ligjit, që nga orët e mëngjesit kanë protestuar para Kuvendit, ku një grup i të rinjve hodhën objekte te forta, si me gurë dhe mjete piroteknike, në drejtim të Policisë. Më pas, forcat policore hodhën gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Si rrjedhojë, rrethojat e Kuvendit të Malit të Zi janë thyer pjesërisht, si dhe xhami i derës hyrëse në objekt.

Predrag Vushuroviq, nga lëvizja ” Aty jemi ne” [“Ima nas], e cila organizoi protestën, tha se miratimi i këtij Ligji konfirmon tradhtinë dhe paralajmëroi “bllokimin e të gjitha qyteteve malazeze në ditët në vijim”.

Kjo është protesta e katërt kësaj lëvizje, por ato paraprake ishin të qeta. /rel

Related posts

Gjykata lëshon urdhërarrest për Marko Rashiq, i dënuar për vrasjen e Ivanoviqit

RTI

Kreu i Ligës Arabe: Kriza siriane duhet të marrë fund

admin

Aksion i Policisë së Kosovës, sekuestrohen kamera sigurie në Veri

admin