RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshje në një burg të Sri Lankës, 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

perleshje-ne-nje-burg-te-sri-lankes,-25-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-plagosur

Të paktën 25 persona, përfshirë të burgosur dhe personel sigurie të burgut, janë vrarë pasi përleshjet vazhduan për ditën e dytë në një burg në Sri Lanka, transmeton Anadolu.

Mes të vrarëve ishin pesë zyrtarë të burgut dhe 20 të burgosur, njoftoi mediumi “Ada Derana”. Mediat shtuan se rreth 100 persona janë plagosur në përleshje.

Qeveria ka vendosur ushtrinë për të kontrolluar situatën ndërsa policia “hapi zjarr për të kontrolluar përleshjen midis të burgosurve dhe zyrtarëve të burgut” pasi “shpërthyen tensione të reja” në burgun e Negombo-s në bregun perëndimor të vendit, raportoi “News Wire”.

Sipas njoftimeve, “trazirat shpërthyen pas një përballjeje mes të burgosurve dhe zyrtarëve të burgut”. Të plagosurit po trajtohen në institucione lokale shëndetësore.

Të dielën, përleshje kishin shpërthyer “mes të burgosurve në paraburgim dhe atyre të dënuar, duke rezultuar në vdekjen e dy të burgosurve dhe plagosjen e 38 të tjerëve”, thuhet në raport.

Me rritjen e masave të sigurisë, autoritetet e burgut kanë nisur hetime për të përcaktuar shkakun e përleshjeve në burg, i cili aktualisht strehon 2.417 të burgosur.

Related posts

Ndalimi i kultivimit të opiumit prej talibanëve në Afganistan uli prodhimin, ekspertët e OKB: Heroina alternativë me rrezik vdekjeprurës

admin

Kurti: Rryma dhe uji i papaguar në veri që nga 1999, i ka kushtuar shtetit 337 milionë euro

Muhamet Ramadani

Azerbajxhani dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik

Kushtrim Guraj