RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbyset varka me emigrantë në Cape Verde, dyshohet për 60 të vdekur

permbyset-varka-me-emigrante-ne-cape-verde,-dyshohet-per-60-te-vdekur

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë që ishte larguar nga Senegali në fillim të korrikut u përmbys në Cape Verde të hënën, tha një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Numri i viktimave vlerësohet të jetë 63, ndërsa 38 kanë mbijetuar, përfshirë 4 fëmijë të moshës 12-16 vjeç, tha Safa Mesli për AFP. Përveç 38 të mbijetuarve, shpëtimtarët gjetën edhe shtatë trupa, tha zëdhënësja e IOM.

Sipas të mbijetuarve, anija ishte nisur më 10 korrik nga Fas Boi në Senegalin perëndimor, me 101 pasagjerë.

Anija u pa të hënën nga një anije peshkimi spanjolle rreth 230 km nga ishulli Sal, tha policia në Cape Verde, një komb ishull gati 600 km larg brigjeve të Senegalit. /abcnews

Related posts

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, tre burra të arrestuar e dy në arrati

Muhamet Ramadani

“Jam mbret i tarifave” –Kërcënon Trump: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

admin

FOTO/ Panik në një plazh të Greqisë pasi në bregdet u gjet një dron, qytetarët: Menduam se ishte nga Irani

admin