RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë, kapiteni braktis mjetin e lundrimit! Pasagjerët në rrezik

permbytet-anija-me-400-emigrante-ne-ujerat-e-greqise,-kapiteni-braktis-mjetin-e-lundrimit!-pasagjeret-ne-rrezik

Një anije me rreth 400 persona në bord në ujërat mes Greqisë dhe Maltës, rrezikon të jetë duke u përmbytur.

Organizata gjermane Sea-Water International me anë të një postimi në Twitter njoftoi se ata që ishin në bord ishin në “rrezik të menjëhershëm vdekjeje” dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë.

Alarm Phone gjithashtu postoi shqetësimet e tij, duke thënë se kishte marrë një telefonatë nga anija, e cila u nis nga Tobruku në Libi.

Sky News bën me dije se njerëzit në bord janë në panik dhe disa kanë nevojë për kujdes mjekësor, tha Alarm Phone, duke përfshirë një fëmijë, një grua shtatzënë dhe dikë me aftësi të kufizuara fizike.

Thuhet se anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë.

Kapiteni është larguar dhe nuk ka “askush që mund të drejtojë varkën”, tha Alarm Phone.

Ai shtoi se kishte alarmuar autoritetet.

Së fundmi ka pasur një rritje të numrit të anijeve me emigrantë që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.

Një tjetër OJQ, Resqship e Gjermanisë, tha të dielën se të paktën 23 emigrantë vdiqën gjatë natës në Mesdhe në një mbytje të veçantë anijeje.

Javën e kaluar, 440 migrantë u shpëtuan pranë Maltës pas një operacioni kompleks 11-orësh në dete të stuhishme nga anija Geo Barents. /tch

Related posts

Biden mbërrin në Hiroshima, nuk do të kërkojë falje për hedhjen e bombës atomike nga SHBA-ja

admin

Rruga për në Banjskë vazhdon të jetë e bllokuar

rezart morina

Izraeli konfirmon dorëzimin e 13 robërve në Kryqin e Kuq

rezart morina