Një anije u mbyt në Mesdheun qendror në një zonë kërkim-shpëtimi të Maltës, sipas mediave italiane 18 persona janë të zhdukur.
Anija Nadir, e cila i përket një OJQ-je gjermane, shpëtoi dhe transportoi në ishullin Lampedusa 22 emigrantë me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane.
Emigrantët u thanë burrave dhe grave që u ofruan ushqim dhe mjekëve që i ekzaminuan, se dje pasdite ata hipën në një varkë shtatë metra të gjatë e cila u nis nga qyteti tunizian Sfax.
Anija u përmbys rreth gjysmës së rrugës dhe të mbijetuarit u sollën në breg nga OJQ-ja gjermane Resqship. /abcnews