RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytja në Ukrainë në përmasat e Çernobilit

permbytja-ne-ukraine-ne-permasat-e-cernobilit

Banorët kaluan nëpër rrugët e përmbytura duke mbajtur fëmijë, kafshë shtëpiake e sende të nevojshme, ndërsa vullnetarët përdorin varka gome për të kërkuar njerëz në nevojë në zonat ku ujërat kanë arritur rreth dy metër.

Qeveria ukrainase tha se përmbytja do të lërë qindra mijëra vetë pa ujë të pijshëm, dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore do të kthehen në kënetë dhe të paktën 500,000 hektarë në “shkretëtirë” pasi do të mungojë uji për vaditje.

Në qytetin Nova Kakhovka, pranë digës, uji ngjyrë kafe përmbyti rrugët kryesore. Valery Melnik, 53 vjeç, tha se kishte shpresuar për ndihmë nga autoritetet lokale për të nxjerrë ujin nga shtëpia e tij e përmbytur, por deri më tani “asgjë”.

“A e shikoni çfarë po ndodh? Shtëpia jonë ku jetojmë ose ku jetuam. Ndoshta do të jetë përsëri, kur të thahet. Ne do të përpiqemi ta thajmë.”

Askush të mos mbetet pas. Në frontin e luftës po kujdesen të evakuojnë edhe kafshët shtëpiake.

Kështu ushtria ukrainase i dërgon ujë me dron një banori të bllokuar në anën tjetër të fronin që kontrollohet nga ushtria ruse. Vetëm 40 orë pasi dha urdhër për ta shpërthyer digën, diktatori rus Putin autorizoi dhënien e ndihmës në zonat e përmbytura. Shpërthimi i digës është në vetvete një krim lufte. Kyiv paralajmëroi disa muaj më parë se diga ishte minuar nga forcat ruse.

“Rusët na urrejnë më e pakta. Duan të shkatërrojnë si komb, vetë Ukrainën. Nuk u intereson me çfarë mjetesh, sepse asgjë nuk është e shenjtë për ta.”

Mbi 30,000 metra kub ujë dilnin nga rezervuari i digës çdo sekondë. Dy mijë vetë janë evakuuar nga pjesa e kontrolluar nga Ukraina.

Fatkeqësia e shpërthimit të digës Nova Kakhovka përkon me kundërofensivën ukrainase.

Kievi tha të mërkurën se trupat çliruese përparuan në krahun lindor të Bakhmut-it. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, tha se sulmet janë ende të lokalizuara dhe ofensiva në shkallë të plotë ende nuk ka filluar.

“Ata u frikësuan dhe shpërthyen digën. Kur ta fillojmë kundërsulmin, të gjithë do ta dinë, do ta shohin. Pasojat e këtij akti terrorist mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme jo vetëm për Ukrainën por për të gjithë botën. Është një shkatërrim i një objekti nga i cili varen qindra mijëra jetë njerëzish. Rusët, në fakt, shkatërruan jetën e tyre.”

Ka raportime se forcat urkaianse kanë çarë linjat ruse pranë Zaporizhzhia-s. Pas bombardimeve të gjera me artileri, njësitë e blinduara të forcave ukrainase, të përbërë nga një numër i konsiderueshëm tankesh dhe mjetesh të blinduara të lehta, kanë nisur një ofensivë në zonën përreth qytetit Orikhiv.

Brenda në Zaporizhzhia që kontrollohet nga ukrainasit, po kryhen stërvitje në rast të ndonjë aksidenti bërthamor. /tvklan

Related posts

Epokë e re në politikën ndaj drogave në Gjermani! Hyn në fuqi legalizimi i kanabisit për të rriturit, ja rregullat e reja

admin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë lu’ftë të gjithanshme

admin

“Unë jam i moshuar, por…”- Joe Biden mbron vendimin për të vazhduar garën presidenciale: Mprehtësia ime mendore, shumë e mirë

admin