RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave shkon në 1.033

permbytjet-ne-pakistan,-numri-i-viktimave-shkon-ne-1.033

Me 119 të vdekurit e shënuar brenda 24-orëve të fundit, Pakistani ka regjistruar 1.033 viktima nga përmbytjet në këtë vend ka njoftuar Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive, shkroi të dielën BBC-ja.

Ky vend ka bërë thirrje për ndihmë të mëtejshme nga ndërkombëtarët pasi përmbytjet kanë shkatërruar vendin, duke i lënë njerëzit të kërkojnë për tokë më të thatë, të paprekur nga përmbytjet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera kanë kontribuar pas thirrjes për ndihmë, por se nevojiten më shumë fonde, kanë bërë të ditur zyrtarët.

“Pakistani ka qenë duke u përballur me çështje ekonomike, por tani pikërisht kur ne ishim gati t’i kapërcenim ato, goditi katastrofa e musonit”, ka thënë zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Salman Sufi. /koha

Related posts

Gjykata izraelite miraton shembjen e 25 shtëpive palestineze në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Iu bë atentat me armë zjarri, gjendja e kryeministrit sllovak kritike, por…

admin

SHBA, rritet mbi 150 numri i vi’ktimave si pasojë e uraganit “Helene”

Muhamet Ramadani