RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

permes-korridorit-te-drithit-jane-transportuar-mbi-13-milione-tone-drithe

Nga “korridori i drithit” të formuar me përpjekjet e Turqisë për të eliminuar rrezikun e “krizës ushqimore” si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, deri më sot janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë me 524 anije, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria Kombëtare turke e Mbrojtjes, rikujtohet se anija e parë e ngarkuar me misër u nis nga Ukraina më 1 gusht 2022.

Gjithsej 524 anije me ngarkesa drithëra u nisën nga Ukraina. “Këto anije transportuan më shumë se 13 milionë tonë drithë. Anijeve iu dorëzuan artikuj ushqimorë si misër, grurë, ushqim luledielli për kafshët, vaj luledielli, panxhar sheqeri, sojë, bizele dhe elb”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës ngre çështjen e bashkëjetesës në mbledhjen e Qeverisë: Duhet të jetë multietnike

admin

“Dora Evropiane e Jetimëve” organizon ngjarjen masive të synetisë në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani

Vala e sulmeve izraelite vret dy persona në Liban, shkelje e re e armëpushimit

RTI