RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përparim Rama dhe Vjosa Osmani bashkë në Katar

perparim-rama-dhe-vjosa-osmani-bashke-ne-katar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me presidenten e vendit Vjosa Osmani po marrin pjesë në tryezën ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit, që po mbahet në Doha ku po diskutohet për potencialin investues në Kosovë.

Rama përmes një postimi në facebook u shprehë se ka pasur kënaqësinë që gjatë tryezës ekonomike e cila u mbajt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit, të prezantojë projektet për transformimin e Prishtinës.

Tutje tha se para biznesmenëve të shumtë të Odës Ekonomike të Katarit, shfrytëzuam mundësinë të shfaqim potencialet e mëdha për investime të huaja në Kosovë.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe biznesmenë nga Kosova, pata kënaqësinë që gjatë tryezës ekonomike e cila u mbajt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit, të prezantojë projektet për transformimin e Prishtinës.

Shfrytëzuam mundësinë që para biznesmenëve të shumtë të Odës Ekonomike të Katarit, të shfaqim potencialet e mëdha për investime të huaja në Kosovë.

Related posts

​COVID në Shqipëri, mbi 1500 raste të reja

admin

SHBA: S’ka kushte për zgjedhje në veri

admin

Kryebashkiaku i Nju Jorkut nën akuzë për korrupsion dhe përfitim fondesh të paligjshme nga burime të huaja

admin