RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përplasje në Minneapolis, agjentët federalë vrasin një person

perplasje-ne-minneapolis,-agjentet-federale-vrasin-nje-person

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë në Minneapolis, ku janë përfshirë agjentë federalë të emigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare, sipas televizionit CBS.
Të shtënat ndodhën pranë në jug të Minneapolis. Zyrtarët e qytetit thanë se viktima është një burrë, 51-vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Agjentët federalë dhe protestuesit janë përleshur fizikisht në zonë.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, pak ditë më parë u shpreh se departamenti i saj ka arrestuar mbi 10 mijë emigrantë në Minneapolis të Minesotës, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme kundër emigracionit.

Mineapolisi është bërë një pikë e nxehtë në debatin kombëtar mbi zbatimin e ligjit për wmigracionin, pasi më 7 janar një agjent i Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE) qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Nicole Good.

Vrasja e Good, një gruaje dhe nëne amerikane, shkaktoi reagime të gjera publike dhe politike si dhe kërkesa për hetime në nivel lokal, shtetëror dhe federal.

Related posts

Greqia shpëton dhjetëra migrantë pranë brigjeve të Kretës

Muhamet Ramadani

​Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, Kurti: Fokus, forcimi i bashkëpunimit për investime

admin

Avokati serb: Të enjten do të shkoj në Kosovë dhe do vendos lule te varri i familjes Jashari në Prekaz

Muhamet Ramadani