RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë: Shkaqet dhe trajtimet natyrale

perse-dhemb-stomaku-kur-ushqimi-ju-bie-rende:-shkaqet-dhe-trajtimet-natyrale

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë.

Ka raste që dhimbja shfaqet menjëherë pas ngrënies dhe arsyet janë të ndryshme.

Problemet Me Tretjen

Problemet me tretjen mund të shkaktojnë dhimbje abdominale pas ngrënies së disa ushqimeve me yndyrë.

Dhimbja shoqërohet me fryrje dhe një shije acidike në gojë.

Përpiquni të përtypeni ngadalë dhe pini lëngje pas vakteve dhe jo gjatë tyre.

Në raste dhimbjesh përdorni çaj xhenxhefili që ka një efekt qetësues për të gjithë sistemin tretës.

Fryrjet

Fryrjet shkaktojnë kontraktime në stomak sidomos pas të ngrënit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i nenexhikut ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.

Gastriti

Ky problem shfaqet si pasojë e inflamacionit të shtresës së stomakut, si pasojë e baktereve, barnave, stresit, alkolit dhe kafeinës.

Nëse dhimbja vërehet në zonën e sipërme abdominale, atëherë ajo vjen si pasojë e gastritit.

Lëngu i patates ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe pakësimin e acidit në të gjithë sistemin.

Lëngu përftohet duke shtrydhur pataten e grirë dhe duke e tretur në ujë të vakët.

AgroWeb.org sugjeron që lëngu duhet pirë në mëngjes esëll.

Ulçera

Një tjetër arsye përse ju dhemb stomaku pas ushqyerjes, mund të jetë ulçera.

Lëngu i lakrës është një kurë natyrale dhe efikase kundër saj.

Për më tepër, ju duhet të riktheni ekuilibrat e florës bakteriale duke marrë më shumë probiotikë.

Ad

Urthi

Urthi mund të shoqërohet me një dhembje që shtrihet nga stomaku deri në mes të kraharorit.

Shmangni domatet, qepët dhe agrumet.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante munden të shkaktojnë urth gjithashtu.

Pini ujë para dhe pas vakteve por jo gjatë tyre.

Simptomat e urthit trajtohen edhe me dy lugë gjelle uthull molle të tretur në një gotë me ujë.

Refluksi

Kjo sëmundje është një formë më e rëndë e urthit që shoqërohet me dëshirën për të vjelle, vështirësi në përtypje, dhimbje kraharori dhe stomaku.

Shmangni çokollatën, ushqimet me yndyrë, kafenë, alkolin, domatet, specat dhe agrumet që irritojnë shtresat e ezofagut.

Soda e bukës është një kurë ideale për këto simptoma.

Gurë Në Tëmth

Dhimbjet e stomakut si pasojë e gurëve të tëmthit ndihen pas ngrënies së ushqimeve me yndyrë.

Dhimbjet shfaqen disa orë pas ngrënies.

Ju duhet të pini rregullisht ujë me limon esëll dhe në mbrëmje për të zgjidhur këtë problem.

Ishemia Intestinale

Kjo ndodh kur qarkullimi i gjakut në zorrë bllokohet për arsye të ndryshme.

Simptomat përfshijnë: dhimbje të papritur stomaku, lëvizje të sforcuara të zorrëve, të përziera dhe ethe.

Në këtë rast, rekomandohet që të konsultoheni menjëherë me një mjek

Related posts

A ju mpihen duart dhe këmbët? Mësoni arsyet

admin

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin

Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të luftoni më lehtë stresin

RTI