RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përse kinoa është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë

perse-kinoa-eshte-nje-nga-ushqimet-me-te-shendetshme-ne-bote

Nëse nuk e dini se çfarë është kinoa atëherë jeni në artikullin e duhur. E për të gjithë ju që e njihni, do t’ju tregojmë se sa shumë vlera ka dhe sa e domosdoshme është për shëndet të mirë.

Ky është një ushqim i lashtë i kultivuar fillimisht në Amerikën Jugore, por ka vetëm disa vite që është bërë i njohur.

Ka jo më shumë se 2 vite që është futur masivisht në tregun Shqiptar dhe recetat me këtë farë janë nga më të shumëllojshmet.Mund ta gjeni kudo, në çdo supermarket të paketuar me mbishkrimin quinoa dhe që shqiptohet kinoa.

Çfarë është kinoa?

Kinoa është një farë që vjen nga bima e Chenopodium dhe megjithëse është një farë nuk futet tek familja e drithërave.

Megjithatë kjo farë është shumë e ngjashme në vlera ushqyese dhe konsumohet e gatuhet thuajse në të njëjtën mënyrë.

Ka një origjinë 7000 vjeçare dhe qytetërimet e lashta e konsideronin si një nga bimët më të vlefshme.

Ka vetëm disa vite që është masive për konsum në të gjithë botën, për shkak të këtyre vlerave të jashtëzakonshme që mbart.

Viti 2013 u konsiderua si “Viti Ndërkombëtar i Kinoas” nga OKB për shkak të vlerave dhe potencialit që kjo bimë mbart si për organizmin ashtu edhe për të luftuar urinë në botë.

Llojet e saj:

Ka më shumë se 300 lloje kinoash duke filluar që nga ngjyra e bardhë e deri tek e zeza.

Gjithsesi llojet më të përhapura e më të përdorura janë e kuqja e bardha dhe e zeza.

Të gjitha ato ruajnë vlera të veçanta dhe janë një burim shumë i mirë fibre për organizmin.

Vlerat e kinoas:

Kjo farë është shumë ushqyese pasi është një burim shumë i madh i vitaminave, mineraleve, fibrave dhe nuk përmban yndyrna.

Në vetëm 180 gramë kinoa ju do të gjeni këto vlera të rekomanduara ditore;

50% të magnezit

28% të fosforit

19% folate

15% hekur

13% zink

11% Vitaminë B

Ka vetëm 200 kalori dhe rreth 8 gramë proteina në një sasi kaq të vogël.

Njihet si një burim i mirë fibre që ju mban të ngopur gjatë e në mënyrë të shëndetshme.

Flavonoidët, acidi felonik dhe bëtacianinët janë disa nga antioksidantët të cilët kjo bimë i përmban me shumicë.

Rregullon nivelet e sheqerit në gjak:

Studime të shumta kanë treguar se kinoa është një kurë natyrale edhe kundër sëmundjes së diabetit.

Nëse konsumoni rreth 16 gramë kinoa në ditë, keni 33% më pak mundësi të prekeni nga diabeti i tipit 2.

Këto efekte pozitive mund të vijnë nga sasia e madhe e fibrave kjo kjo bimë përmban.

Si ta gatuani:

Përbërësit

200 gr kinoa

400 ml ujë

kripë

vaj

Përgatitja

Pra se të filloni me përgatitjen e kinoas, lajeni mire me ujë të bollshëm e më pas vini në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë.

Sapo uji të fillojë të ziejë shtoni kionan dhe lëreni në zjarr për 20 minuta, derisa kokrrizat të fryhen.

Shtoni kripën dhe kullojeni nga uji.

Në fund shtoni vajin e ullirit dhe shërbejeni të ngrohtë. sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak majdanoz sipër.

Related posts

6 ushqime të pasura me kolinë, lënda ushqyese për shëndetin e trurit

admin

Salmoni, të mirat dhe të këqijat që i sjell trupit tonë

admin

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

rezart morina