RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Perteshi: KFOR-i e ambasadat e huaja frikësohen për Urën e Ibrit sepse Vuçiqi i ka kërcënuar

perteshi:-kfor-i-e-ambasadat-e-huaja-frikesohen-per-uren-e-ibrit-sepse-vuciqi-i-ka-kercenuar

Skënder Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent, ka thënë se ekziston frikë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për hapjen e urës mbi lumin Ibër sepse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka kërcënuar.

Sipas tij, kjo çështje është simbolike dhe nuk do të duhej të kthehej në politike.

“Për veriun gjithçka që ka ndodhur deri tash dhe nuk ka pasur probleme të mëdha të sigurisë, çështja e urës më shumë është çështje simbolike, por e kanë bërë politike dhe është një lloj frike që ambasadat e huaja dhe KFOR-i e kanë sepse Vuçiqi i ka kërcënuar. Kjo po duket ashiqare. A duhet shteti i Kosovës të punojë me këto lloj intrigash, kushte, standarde që vijnë, nuk mendoj se duhet”, ka thënë ai të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së.

Perteshi ka shtuar se është koha e duhur për ta hapur urën, mirëpo veprimet shtetërore duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëhen në baza reale të rreziqeve në terren.

“Edhe BE-ja, edhe SHBA-ja, edhe vendet tjera qëllim e kanë ruajtjen e stabilitetit në Kosovë aktualisht dhe i druhen çdo lloj tentimi që grupet kriminale apo organizatat terroriste të mbështetura nga Serbia mund ta përhapin ndonjë jostabilitet apo ndonjë kërcënim në pjesën veriore të vendit. Por, edhe veprimet shtetërore duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëhen në baza reale të rreziqeve në terren. Është koha për të vazhduar tutje për ta hapur urën”, është shprehur ai.

Eksperti i sigurisë ka thënë se asnjëherë nuk mund të ndodhë që Policia e Kosovës të përballet me KFOR-in e EULEX-in pasi qëllimi i të gjitha këtyre institucioneve është i përbashkët.

“Nuk besoj dhe asnjëherë nuk do të vijë koha që Policia e Kosovës të përballet me KFOR-in apo EULEX-in sepse qëllimi i të gjitha institucioneve është i përbashkët, qasja mund të jetë e ndryshme. Partnerët nuk përplasen”, ka theksuar ai. /koha

Related posts

Fluksi në pikat kufitare, gjysmë ore pritje në Merdar dhe kolona të gjata te Dheu i Bardhë

RTI

Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror

admin

Presidenti gjerman Steinmeier javën e ardhshme për vizitë në Turqi

admin6