RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pesë anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

pese-anije-te-tjera-me-drithe-nisen-nga-ukraina

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare tha se në kuadër të dërgesës, pesë anije të ngarkuara me misër dhe grurë, dy nga Yuzhny dhe tre nga Chornomorsk, janë nisur nga portet e Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s njoftoi se pesë anije të tjera transportuese me drithë u larguan nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se në kuadër të dërgesës, pesë anije të ngarkuara me misër dhe grurë, dy nga Yuzhny dhe tre nga Chornomorsk, janë nisur nga portet e Ukrainës.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se katër anije që do të nisen sot drejt porteve të Ukrainës do të inspektohen nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Istanbul, e cila u krijua muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit ukrainas të nënshkruar me midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me Türkiye-n dhe Kombet e Bashkuara. /aa

Related posts

Franca: Çdo veprim i SHBA për Groenlandën mund të rrezikojë marrëdhënet tregtare me BE

admin

Kartëmonedhat me portretin e mbretit Charles hyjnë në qarkullim, guvernatori i Bankës së Anglisë: Moment historik, hera e parë që…

admin

Maqedonia e Veriut ka pasur shkëmbim më të madh tregtar me Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë

admin