RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pesë iz’raelitë të plagosur pasi Hezbollahu godet komplekset industriale ush’tarake në Iz’raelin verior

pese-iz’raelite-te-plagosur-pasi-hezbollahu-godet-komplekset-industriale-ush’tarake-ne-iz’raelin-verior

Grupi libanez Hezbollah tha sot se ka bombarduar komplekse industriale ushtarake izraelite në veri të Haifës, ndërsa Izraeli tha se pesë persona janë plagosur nga sulmi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, grupi tha se shënjestroi vende strategjike ushtarake, veçanërisht komplekset e “Rafael Electronics Company” në veri të Haifës me dhjetëra raketa si përgjigje fillestare ndaj “masakrës me pajisjet ‘pager’ dhe pajisjeve të radio-komunikimit” gjatë kësaj jave.

Hezbollahu tha se ka shënjestruar gjithashtu bazën ajrore “Ramat David” dhe objektet e saj me dhjetëra raketa në hakmarrje për sulmet e përsëritura të Izraelit në rajone të ndryshme të Libanit.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe raportoi se mbi 115 raketa janë lëshuar nga Libani jugor drejt Izraelit verior.

E përditshmja izraelite Haaretz tha se pesë persona u plagosën nga shrapnelët e raketave në Kiryat Bialik pranë Haifës, si dhe në qytetet Ilyut në Galilenë e Poshtme dhe Judeh Makr në Galilenë Perëndimore.

Sipas gazetës, një izraelit ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë në një aksident trafiku pas aktivizimit të sirenave për sulmin ajror në luginën Zarin në veri të Izraelit.

Shërbimi izraelit i ambulancës Magen David Adom tha sot herët se të paktën tre persona janë plagosur për shkak të sulmit me raketa në Haifa.

Gazeta Yedioth Ahronoth raportoi se mësimet në Izraelin verior, nga Haifa në kufirin libanez, janë pezulluar për shkak të sulmeve me raketa nga Libani.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se ka filluar sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban në përgjigje të raketave drejt Haifas.

Ndryshe, të premten, Izraeli kreu një sulm në periferinë jugore të Bejrutit, duke vrarë të paktën 45 njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Hezbollahu ka konfirmuar se të paktën 16 nga anëtarët e saj, përfshirë udhëheqësin e lartë Ibrahim Aqil dhe komandantin e lartë Ahmed Wahbi, janë vrarë në sulmin izraelit.

Sulmi erdhi dy ditë pasi të paktën 37 njerëz u vranë dhe mbi 3.000 të tjerë u plagosën në dy valë shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit në gjithë Libanin.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza, ku janë vrarë rreth 41.400 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Related posts

​COVID në Shqipëri, mbi 1500 raste të reja

admin

Partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

admin

Nga shtatori fillon programi për mësimin gjithëditor në pesë shkolla të Prishtinës

RTI