RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

partia-ne-pushtet-fiton-zgjedhjet-parlamentare-ne-letoni

Partia qeverisëse liberal-konservatore Uniteti i Ri (JV) e kryeministrit të Letonisë, Krisjanis Karins ka dalë në krye të zgjedhjeve parlamentare.

“Partia doli fituese me 18,9% të votave”, sipas të dhënave të komisionit zgjedhor në Rigë pas numërimit në pothuajse 95% të të gjitha qendrave të votimit.

(JV), si shumë parti kristiandemokrate evropiane, republikanët e Francës, “Forza Italia” e Italisë dhe Partia Popullore Austriake, i përket grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet e së shtunës u lanë në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet për rritjen e kostove të energjisë.

Aleanca opozitare e Fermerëve dhe të Gjelbërve doli e dyta me 12,8%, përpara aleancës zgjedhore të sapoformuar “Lista e Bashkuar” me 11%.

Nga tre partnerët e koalicionit të Karins, vetëm Aleanca Kombëtare nacional-konservatore raportohet të ketë arritur të hyjë në parlament, me 9,3% të votave. /atsh

Related posts

Pentagoni tregon numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë

admin

Thirrja e fundit për ndihmë nga Mbrojtja Civile Pa’lestineze në Ga’za

Muhamet Ramadani

12 palestinezë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj