RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pesë viruset që mund të shkaktojnë pandeminë e radhës

pese-viruset-qe-mund-te-shkaktojne-pandemine-e-radhes

CSIRO ka publikuar së fundmi një raport gjithëpërfshirës, se si duhet të përgatitemi për pandemitë e ardhshme.Raporti identifikon 6 fusha kryesore të shkencës dhe teknologjisë, si zhvillimi më i shpejtë i vaksinave dhe prodhimi i vaksinave për të siguruar furnizimin, antiviralët e rinj dhe mënyrat e përdorimit të ilaçeve që kemi tashmë, mënyrat më të mira për diagnostikimin e hershëm të rasteve, analiza e gjenomit dhe shkëmbimi i të dhënave. Ai rekomandon të mësojmë më shumë rreth 5 viruseve që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme.

1. Koronaviridae

Kjo familje virusesh shkakton Covid-19, Sindromën Respiratore të Lindjes së Mesme (MERS), dhe Sindromën e Rëndë të Fituar të Frymëmarrjes (SARS). Koronaviruset e parë njerëzorë ( 229E dhe OC43) u zbuluan përkatësisht në vitet 1965 dhe 1967.

Ata ishin patogjenë të shkallës së ulët, që shkaktonin vetëm simptoma të lehta të ngjashme me të ftohurin e zakonshëm dhe gastroenteritet. Koronaviridae kanë një gjenom ARN-jeshumë të gjatë, që kodon deri në 30 proteina virale. Vetëm 4 ose 5 gjene krijojnë grimca të virusit infektiv.

Por shumë të tjerë mbështesin sëmundjet nga kjo familje, duke i modifikuar përgjigjet imune. Viruset në këtë familje, pësojnë mutacione në një shkallë të ulët të qëndrueshme. Viruset Koronaviridae janë të përhapura dhe të zakonshme tek lakuriqët e natës. Mutacionet mund të përhapen te gjitarët e tjerë, si macja civet, dhe pastaj teknjerëzit.

2. Flaviviridae

Shkaktojnë Ethet Denge, Encefalitin japonez, Zika-n dhe Ethet e Nilit Perëndimor. Shpesh këto sëmundje nuk janë kërcënuese për jetën, duke shkaktuar ethe, dhe ndonjëherë skuqje apo ënjtje të nyjeve. Një pjesë e vogël e të infektuarve, preken nga forma e rëndë e infeksionit.

Encefaliti japonez mund të shkaktojë ënjtje të trurit, ndërsa virusi Zika mund të shkaktojë defekte të foshnjës.

Ndërsa të gjitha këto viruse mund të përhapen nga pickimi i mushkonjave, kur flitet për çdo virus individual, jo të gjitha mushkonjat kanë një rrezik të barabartë. Ka lloje kryesore mushkonjash të përfshira në ciklet e transmetimit të virusit të Etheve Denge dhe Zika-s, si Aedes aegypti dhe Aedes albopictus , që mund të gjenden afër vendit ku jetojnë njerëzit. Këto mushkonja gjenden në kontejnerë që mbajnë ujë, bimët e mbushura me ujë dhe vrimat e pemëve.

3. Ortomiksoviridae

Shkaktojnë gripin e zakonshëm. Virusi i gripit ndahet në disa lloje (A, B dhe rrallë C dhe D). Gripi A klasifikohet më tej në nën–tipe bazuar në variantet e proteinave të hemaglutininës (H) dhe neuraminidazës (N) në sipërfaqen e virusit. Aktualisht, llojet më të zakonshme të gripit tek njerëzit janë A/H1N1 dhe A/H3N2.

Infeksioni zoonotik ndodh kur shtamet e gripit që prekin kryesisht kafshët, kalojnë tek njerëzit. Ndryshimet e mëdha në virusin e gripit, vijnë zakonisht nga kombinimet e reja të viruseve të gripit që prekin zogjtë, derrat dhe njerëzit. Llojet e reja kanë potencialin të shkaktojnë pandemi, pasi ndaj tyre ka pak imunitet para-ekzistues.

4. Paramiksoviridae

Shkakton sëmundjet e Virusit Nipah dhe Virusit Hendra. Nga këto më të njohurit janë fruthi dhe shytat, si dhe virusi i para-gripit. Në nivel global, fruthi është një sëmundje e rrezikshme për fëmijët e vegjël, sidomos tek ata që janë të keq–ushqyer. Vetëm vaksinat ndaj fruthit kanëshpëtuar 17 milionë jetë midis viteve 2000–2014.

Një grup i paramiksoviruseve është i një rëndësie të veçantë për planifikimin e pandemisë:henipaviruset. Këtu përfshihet Virusi Hendra, Virusi Nipah dhe Virusi i ri Langia (si dhe MEV-1 imagjinar që shfaqet në filmin “Contagion”). Këto janë që të gjitha zoonoza (pra sëmundje që përhapen nga kafshët te njerëzit)

5. Togaviridae (alfaviruset)

Shkaktojnë Ethet Çikungunia, Ethet e Lumit Ross, Encefalitin dhe Perëndimor Lindor tëKuajve dhe Encefalitin eKuajve Venezuelas. Shumë lloje mushkonjash luajnë një rol në transmetimin e alfaviruseve, përfshirë dhjetëra lloje që dyshohet se luajnë një rol në përhapjen e Etheve të Lumit Ross.

Related posts

Temperaturat pranverore në mes të dimrit mund të jenë të rrezikshme për shëndetin!

admin

Kujdes! Këto ethe ju dëmtojnë zemrën

admin

Shenjat paralajmëruese të dhimbjes së kokës! Gjashtë simptoma të pazakonta që mund të sinjalizojnë probleme serioze

admin