RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peskov: Ne mbështesim Serbinë dhe serbët “pa kushte”

peskov:-ne-mbeshtesim-serbine-dhe-serbet-“pa-kushte”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës ka deklaruar se Rusia mbështet Serbinë “pa kushte”, transmeton Anadolu.

“Ne po e ndjekim këtë (tension) dhe absolutisht e mbështesim Serbinë, pa kushte. Ne i mbështesim serbët”, tha Peskov.

Më tej, zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk janë planifikuar kontakte në lidhje me ngjarjet në Kosovë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por theksoi se Moska dhe Beogradi kanë “komunikim të vazhdueshëm përmes kanaleve diplomatike”.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kritikoi forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) si “faktor i përshkallëzimit” në përleshjet në veri të Kosovë.

“Ata (KFOR-i) jo vetëm që demonstruan mungesën e tyre të profesionalizimit, por gjithashtu u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor i përshkallëzimit”, tha ajo.

Tensionet në Kosovë janë rritur, me demonstruesit dhe forcat e sigurisë që janë përleshur në komunat veriore të vendit për kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë në krye të komunave.

Të paktën 30 ushtarë të KFOR-it u plagosën të hënën në mes përleshjes me demonstruesit serbë. Ndërkohë, sipas burimeve spitalore, po ashtu mbi 50 civilë u plagosën nga shok bombat dhe gazi lotsjellës.

Related posts

Komanda Qendrore e SHBA-së paralajmëron civilët të shmangin portet që përdoren nga Irani

Hevzi

FOTOT/ Imazhet befasuese tregojnë si po shkatërrohet Titaniku në fund të oqeanit! Çfarë zbuloi ekspedita e fundit

admin

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme këtë mëngjes

Muhamet Ramadani