RTV AHIRETI
Kuzhinë

Petë të pjekura me mish pule: Ushqim i ngrohtë që do ta kënaqë secilin!

pete-te-pjekura-me-mish-pule:-ushqim-i-ngrohte-qe-do-ta-kenaqe-secilin!

Drekë e shijshme të cilën të gjithë do ta adhurojnë!

Gatuhet thjesht dhe shpejt, ju nevojiten vetëm disa përbërës, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 300 g petë,
– 2 vezë,
– 200 g ajkë,
– 300 g mish të bardhë pule,
– 100 ml qumësht,
– 100 g kaçkavall,
– vaj,
– erëza të thata,
– kripë,
– 100 ml domate të ziera.

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në bërxolla të holla dhe shtypni, qitni pak kripë dhe shtoni erëzat.

Në tigan qitni pak vaj dhe fërgoni pak bërxollat e mishit të pulës nga të dyja anët.

Petët zhytni në 1 litër ujë në të cilin keni shtuar domaten e zier dhe pak erëza.

Njomni shumë pak rreth gjysmë minute dhe menjëherë nxirrni sapo të zbuten.

Thyeni vezët, tundni, shtoni ajkën dhe pak qumësht dhe që të gjitha përzieni mirë.

Enën për pjekje bëjeni me pak vaj, qitni petët në rend të parë, pastaj bërxollat e pulës dhe sipër pak ajkë. Pastaj sërish petët dhe bërxollat njëra mbi tjetrën.

Në fund grijeni kaçkavallin në rende. Piqni në 200 gradë Celsius 30 minuta derisa të skuqen mirë.

Shërbejini të ngroha me sallatë të sezonit.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Petë të pjekura me mish pule: Ushqim i ngrohtë që do ta kënaqë secilin! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Frape me hurma dhe banane

admin

Djathi i bërë në shtëpi as që mund të krahasohet me djathin e blerë në dyqan!

admin

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

admin