RTV AHIRETI
Kuzhinë

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

sipas-recetes-se-gjysheve-tona:-beni-djathe-te-bardhe-ne-shtepi-me-vetem-dy-perberes

Gjyshet tona bënin dikur vazhdimisht djathë shtëpiak, kajmak…

Nëse ju pëlqen të hani djathë, ju sugjerojmë ta provoni këtë recetë.

Përgatitja e djathit të bërë në shtëpi nuk është aspak e vështirë dhe ju nevojiten vetëm dy përbërës që i keni tashmë në shtëpi.

Djathin e bardhë më të shijshëm mund ta bëni nga qumështi dhe uthulla, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1,5 l qumësht
– 2-3 lugë uthull.

Receta për djathin e bardhë të bërë vetë:

Hapi 1:

Ngrohni qumështin. Qumështin e hidhni në një tenxhere dhe e ngrohmi në shporet, në temperaturë mesatare. Trazojeni herë pas here, që qumështi të mos ngjitet në fund të tenxheres. Kur qumështi të vlojë, fikeni shporetin dhe hidhni uthullën. Përziejini derisa djathi të fillojë të formohet. Do të ndahet nga hirra.

Shënim: Nëse shikoni që djathi nuk është formuar mirë, shtoni qumështit edhe një lugë gjelle uthull dhe vendoseni sërish në sobë. Gatuani derisa të fillojë të ndahet dhe më pas fikni menjëherë sobën dhe lëreni.

Hapi 2

Përgatisni kullesën: Merrni një enë dhe vendosni mbi të një kullesë dhe në të një napë të pastër. Derdhni djathin në sitë me të gjithë hirrën, më pas ngrijeni buzën e napës lart dhe shtrëngojeni mirë dhe kullojeni më tej. Shpëlajeni nën ujë për të hequr erën e uthullës. Kullojeni në mënyrë shtesë.

Hapi 3

Bëni djathin. Pasi ta keni kulluar mirë, formësoni djathin me napë sipas dëshirës, më pas lëreni të varet mbi lavaman për gjysmë ore nëse është e mundur. Më pas vendosni djathin me të gjithë garzën në dërrasë dhe sipër vendosni një tenxhere plot me oriz. Lëreni të qëndrojë për rreth 3 orë. Hiqeni djathin nga napë dhe priteni në kubikë.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës appeared first on Telegrafi.

Related posts

Djathi i bërë në shtëpi as që mund të krahasohet me djathin e blerë në dyqan!

admin

Shpageta pikante me ton: Një drekë e shpejtë me një shije italiane magjepsëse

rezart morina

Tavë me mish pule dhe me speca për të gjitha kohët: Gjellë për sofrat më solemne!

rezart morina