RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

peticioni-per-murat-jasharin-per-president-mbledh-mbi-1,200-nenshkrime

Një peticion qytetar është nisur online me kërkesën që Murat Jashari të përfshihet në garën për president të Kosovës, në një kohë kur vendi po përballet me mungesë konsensusi politik për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Deri më tani, peticioni ka mbledhur 1,263 nënshkrime të verifikuara, ndërsa nisma po vazhdon të marrë mbështetje nga qytetarë të ndryshëm.

Organizatorët thonë se qëllimi i kësaj iniciative është të nxitet një proces që reflekton vlerat shtetformuese dhe unitetin institucional, duke e konsideruar presidencën si simbol të stabilitetit shtetëror.

Peticioni është publikuar online dhe qytetarët mund ta mbështesin përmes nënshkrimeve të verifikuara me email.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri, pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani më 4 prill.

Related posts

Bujqësia e Krushës së Madhe dëmtohet rëndë nga vërshimet

admin

Mucunski në takimin e nismës CEI në Beograd thekson rëndësinë e lidhjes rajonale për përshpejtimin e integrimit evropian

RTI

Presidenti i Libanit: Të ngrihet aktakuzë në hetimet për shpërthimin në portin e Bejrutit

Irfan Jahiu