Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje mes dy grupeve protestuese, pro-palestineze dhe pro-izraelite. Biblioteka e shkollës nuk do të rihapet deri të hënën dhe salla ‘Royce’, për të cilën autoritetet thanë se ishte vandalizuar, do të mbahet e mbyllur