RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

pite-me-spinaq:-recete-e-thjeshte-me-shije-delikate

Spinaqi është i shëndetshëm, ndërkaq kjo pite ka shije të shkëlqyeshme dhe është shumë e thjeshtë për t’u gatuar

Sot u bëmë nostalgjikë ndaj gatimeve tradicionale dhe kujtuam shijen e mrekullueshme të pites me spinaq.

Përbërësit:

– 300 g spinaq,
– 1 filxhan miell;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 2 vezë,
– 1 filxhan qumësht;
– ½ filxhani gjalpë të shkrirë;
– 1 qepë;
– 250 g mozzarella të grirë në rende.

Përgatitja:

Spinaqin lajeni dhe zieni derisa të zbutet. Kur të zihet, lëreni të kullohet dhe të ftohet.

Në një enë tjetër përzieni miellin, kripën dhe pluhurin për ëmbëlsira. Pastaj shton vezët, qumështin dhe gjalpin e shkrirë.

Kur të bashkohen të gjitha, shtoni spinaqin, qepën e grirë dhe mozzarellën.

Zhvendoseni në enën për pjekje dhe futeni në furrë të cilën më parë e keni nxehur në 190 gradë Celsius dhe piqeni rreth 30 – 35 minuta.

Prisni që të ftohet para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate appeared first on Telegrafi.

Related posts

Tiramisu me ananas, një ëmbëlsirë me një shije ekzotike

admin

Ëmbëlsirë karameleje me mjaltë: Biskotë më shije mbresëlënëse!

rezart morina

Qofte të pjekura në oriz

rezart morina