Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuk, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës.
“Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.
Pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari.
“Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ndërtojë, përmirësojë dhe nxisë kulturën e përkujtimit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.
The post Pjesëmarrësit në “Marshin e Paqes” nisen drejt Srebrenicës first appeared on Radio Televizioni Iliria.