RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë, nuk ishte planifikuar e as konfirmuar”

“pjesemarrja-e-bislimit-ne-tirane,-nuk-ishte-planifikuar-e-as-konfirmuar”

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në takimin joformal në Tiranë, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka qenë e planifikuar dhe as e konfirmuar.
Të paktën kështu ka thënë shefi i kabinetit të Bislimit, Klisman Kadiu.

Ai duke ju referu disa raportimeve të medieve në Shqipëri se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim, Kadriu ka thënë se raportimet e tilla nuk janë të vërteta.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Për pjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim joformal u raportua nga mediat në Shqipëri, pas refuzimit të pjesëmarrjes nga kryeministri Kurti, i cili po qëndron në një samit në Greqi.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë tha se arsye se pse Kurti nuk i është përgjigju ftesës së Ramës është se ka konfrimaur pjesëmarrjne në në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYM muaj më parë.

Related posts

Ukraina kryen sulme në territoret e pushtuara nga Rusia, zyrtarët rusë: Gjashtë civilë të vrarë

admin

Hipkins bëri betimin si kryeministër i Zelandës së Re ndërsa Ardern dorëhiqet

admin

Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

admin