RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

pavaresisht-luftes,-qindra-palestineze-u-mblodhen-per-iftar-ne-rafah,-ne-jug-te-gazes

Përderisa sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhdojnë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në qytetin Rafah në jug të Gazës, raporton Anadolu.

Programi i iftarit u organizua nga banorët e qytetit Rafah për palestinezët që janë strehuar në Rafah pas largimit nga shtëpitë e tyre në vende të ndryshme të Rripit të Gazës.

Një nga pjesëmarrësit në iftarin e organizuar, Muslim Ahmed në një deklaratë për AA tha: “Nën hijen e luftës që vazhdon në Rripin e Gazës, vendosëm të organizojmë iftar masiv me oriz dhe mish për palestinezët në qytetin Rafah”.

“Qëllimi ynë është të gëzojmë zemrat e atyre që agjërojnë në këtë rrethim të vështirë dhe në kushte lufte dhe t’u ofronim atyre ushqim të pasur dhe ushqyes”, tha Ahmed.

Related posts

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Hevzi

Turqi, 85-vjeçari francez pranon Islamin

admin

Shefi i UNRWA: Armëpushimi humanitar në Gaza nuk mund të presë më

Muhamet Ramadani