Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it.
Ndërsa, ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë, shkruan RTK.
Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokal, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.