RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gazetari palestinez: Libri “Dëshmia” e Anadolu-t përmban pamje nga krimet e luftës që i kam parë me sytë e mi

gazetari-palestinez:-libri-“deshmia”-e-anadolu-t-permban-pamje-nga-krimet-e-luftes-qe-i-kam-pare-me-syte-e-mi

Gazetari palestinez, Mutez al-Azayize, i cili punoi në Rripin e Gazës për 107 ditë, shqyrtoi librin e Anadolu-t “Dëshmia”, i cili përmban fotografi që dokumentojnë krimet e luftës të kryera nga Izraeli, veçanërisht përdorimin e fosforit të bardhë në sulmet në Gaza, raporton Anadolu.

Gazetari palestinez Azayize ishte një nga gazetarët që ushtroi profesionin e tij për 107 ditë në Rripin e bllokuar të Gazës, ku Izraeli ka hedhur dhjetëra mijëra tonë bomba që nga 7 tetori 2023.

Azayize, i cili aktualisht ndodhet në Istanbul ka shqyrtuar librin e Anadolu-t “Dëshmia”.

Duke theksuar se libri që dokumenton shkeljet e Izraelit në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë, është një vepër shumë e mirë, Azayize tha: “Libri ‘Dëshmia’ është një vepër e shkëlqyer e paraqitur nga Anadolu. Libri përmban pamje nga krimet e luftës që i kam parë me sytë e mi, madje kam qenë dëshmitar i krimeve më të tmerrshme”.

Ai tha se vlerësojnë çdo punë që dokumenton krimet e kryera në Rripin e Gazës. “Libri është një punë e jashtëzakonshme. Shpresojmë që kjo të mos mbetet si fotografi në letër”, tha Azayize.

Libri “Dëshmia” dokumenton krimet e Izraelit

Ndërsa shumica e vendeve, veçanërisht vendet perëndimore, heshtën për sulmet e kryera nga Izraeli pa dallim ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza, shumica e vendeve parashtruan tezën e “mungesës së provave” për masakrat.

Pas këtyre akuzave, Anadolu vendosi të publikojë një libër si dëshmi në të drejtën ndërkombëtare me pamjet e fotoreporterëve dhe kameramanëve, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm që nga fillimi i sulmeve.

Libri, i përgatitur në turqisht, anglisht dhe arabisht nga një ekip ekspertësh, u botua me titullin “Dëshmia”. Në libër, krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Gaza u zbuluan me fotografi dokumentare.

Në libër u përfshinë gjithashtu fotografi të predhave të artilerisë me fosfor të bardhë të përdorura nga ushtria izraelite në zonat me popullsi të dendur civile në Gaza, përdorimi i të cilave është krim sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Armët Konvencionale.

Related posts

Scholzi e quan “të papranueshme” çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje sovranitetin e Bosnjës

rezart morina

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Gjakovës për një rast të uzurpimit të një prone

admin

Britania do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla

admin6