RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

pjesetaret-e-fsk-se-perfundojne-me-sukses-trajnimin-e-zhytjes-ne-shqiperi

Pjesëtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri.

Trajnimi është kryer në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.

“Trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje, me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin buddy, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik. Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore”, thuhet nga FSK.

Related posts

Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kushtrim Guraj

Hakan Fidan, akuzë te re Izraelit

Hevzi

Blinken me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë: Ne qëndrojmë me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në kërkimin e tyre për drejtësi

Muhamet Ramadani