RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosen me armë zjarri dy persona në Ferizaj

plagosen-me-arme-zjarri-dy-persona-ne-ferizaj

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në qendër të Ferizajt nga të shtënat me armë zjarri.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai njoftoi se tashmë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e rastit, ndërsa priten detaje shtesë në raportet e ardhshme.

“Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor”, tha ai.

Related posts

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Irfan Jahiu

SHBA-ja kryen sulme ajrore në Siri kundër grupeve të mbështetura nga Irani

admin

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

admin