Në mëngjesin e sotëm është raportuar për një rrahje mes disa personash e që ka eskaluar në gjuajtje armësh në lagjen Veternik në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur të plagosur tre persona.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë, se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti për teve1.info
„Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundoi ajo.