RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Mal të Zi: E ardhmja e vendeve tona është në BE

osmani-ne-mal-te-zi:-e-ardhmja-e-vendeve-tona-eshte-ne-be

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot gjatë vizitës në Mal të Zi është takuar me homologun e saj, Milo Gjukanoviq.

Osmani ka thënë se me Gjukanoviqin kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ajo thotë se e ardhmja e Kosovës dhe Malit të Zi është në BE dhe së bashku do të punojnë për ta realizuar këtë synim.

“E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë. Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Sipas saj, raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të ndërtuar mbi frymën e respektit të ndërsjellët.

“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë të euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Related posts

Kurti fton qytetarët t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë

admin

Macron humb shumicën absolute në Parlament, thonë sondazhet

admin

Marrëveshja për lirimin e pengjeve nga Hamasi, Biden: Netanyahu s’po bën mjaftueshëm për të arritur një dakordësi

admin