Një grua dyshohet se është plagosur me armë mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.