Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë e pesë personave të përfshirë në plagosjen e katërfishtë në Lupç të Podujevës.
Lidhur me rastin, në njërën prej shtëpive janë konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, njëherit janë konfiskuar edhe dy vetura.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, derisa tre prej tyre janë ende në tretman në mjekësor në QKUK nën sigurim të Policisë.
“Fsh.Lupç, Podujevë 01.05.2024-15:32. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, raporti i plotë i Policisë.