RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Plani i paqes së Indonezisë përballet me kritika të menjëhershme

plani-i-paqes-se-indonezise-perballet-me-kritika-te-menjehershme

Teksa ukrainasit stërviten me tanke amerikane dhe Presidenti Zelensky i thotë Wall Street Journal se kundërofensiva është gati, një fund paqësor i konfliktit duket shumë larg agjendës.

Megjithatë, Indonezia njoftoi dje një plan për t’i dhënë fund luftës duke propozuar një armëpushim dhe referendum të OKB-së në territoret e pushtuara.

Sugjerimi i ministrit të mbrojtjes Prabowo Subianto, i bërë në forumin vjetor të mbrojtjes të Azisë, “Dialogu Shangri-La”, u hodh poshtë menjëherë nga Ukraina dhe të tjerët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko përsëriti se territori është ukrainas dhe nuk do t’i nënshtrohet agresionit rus. Sipas Nikolenko, një armëpushim do t’i japë Rusisë kohë për t’u rigrupuar.

Plani i z. Subianto përfshinte një zonë të çmilitarizuar prej 20 miljesh në vijën e frontit, e ndjekur nga një votim i monitoruar nga OKB.

Gjatë fjalë së mbajtur në të njëjtin panel, Josep Borrell Fontelles, nënkryetar i Komisionit Evropian të BE-së, tha: “Ne nuk mund të ndalojmë së mbështeturi ushtarakisht Ukrainën sepse nuk duam paqen që është … paqja e dorëzimit”. /tch

Related posts

Ambasadori izraelit në SHBA: Jemi në konsultim për një plan afatgjatë në Gaza

admin

Rriten rastet me “Kollën e mirë” në Kosovë

admin

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

RTI