RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Planifikohët djegia e Kuranit para Eurovizionit në Suedi – VIDEO

planifikohet-djegia-e-kuranit-para-eurovizionit-ne-suedi-–-video

Një refugjat irakian dhe një e krishterë radikale thuhet se kanë kërkuar miratimin për të djegur Kuranin në Malmo përpara konkursit të këngës në Eurovizion.

Një refugjat irakian dhe një e krishterë radikale thuhet se synojnë të djegin një Kuran në Suedi një ditë përpara se të nisë Eurovision Song Contest javën e ardhshme.

Refugjati irakian Salwan Najem, i cili ka fituar nënshtetësinë suedeze dhe radikalja e krishterë Jade Sandberg, e cila dëshiron që Islami të ndalohet në vendin skandinav, kanë kërkuar miratimin për të djegur tekstin e shenjtë, raportoi gazeta britanike The Daily Mail.

Salwan Najem
Jade Sandberg

Gazeta tha se policia kishte marrë një kërkesë për të djegur Kuranin në Malmo, qyteti ku Eurovizioni do të fillojë më 7 maj.

Shefi i qarkut të policisë në Malmo, Petra Stenkula tha se kërkesa për djegien e Kuranit po shqyrtohej. Djegia e Kuranit nuk është shkelje e ligjit në Suedi.

Vitin e kaluar Salwan Momika, një azilkërkues i krishterë irakian, dogji publikisht Kuranin në më shumë se një rast pasi mori leje nga autoritetet suedeze mes zemërimit të gjerë nga komunitetet myslimane.

Stenkula tha se 10 kërkesa të tjera ishin paraqitur nga grupe pro-palestineze dhe pro-izraelite për demonstrata jashtë Arenës Malmo gjatë Eurovizionit.

Malmo është një qytet me më shumë se 350,000 banorë dhe ka një popullsi myslimane prej 50,000.

Eurovizioni do të nisë në Suedi me dy gjysmëfinale përpara se të zhvillohet finalja e madhe e kompeticionit më 11 maj. Izraeli është mes 37 vendeve që marrin pjesë në edicionin e këtij viti të konkursit.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon konkursin, i ka rezistuar thirrjeve që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës së tij të vazhdueshme në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Related posts

Presidenti finlandez: Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO fillon një epokë e re

admin

Ish-gjyqtari i akuzuar për ryshfet dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

rezart morina

Suedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars, kryeministri suedez i hapur për pranimin e armëve bërthamore

admin