RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Plenkoviq: Nuk po mendojmë për njohjen e Palestinës

plenkoviq:-nuk-po-mendojme-per-njohjen-e-palestines

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha sot se Zagrebi zyrtar nuk po mendon për njohjen e Palestinës për momentin, pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njoftuan se do ta njohin shtetin palestinez më 28 maj.

“Ne nuk po mendojmë për këtë moment. Qëndrimi ynë i përhershëm bazohet në zgjidhjen me dy shtete, por në një mënyrë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje”, u përgjigj sot Plenkoviq i pyetur nëse edhe Kroacia do ta njohë Palestinën.

Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se kryeministri Plenkoviq nuk mund të vendosë vetë për vendime të tilla të vështira.

“Edhe pse autoritetet izraelite kanë bërë gjëra të tmerrshme në gjashtë muajt e fundit, njohja eventuale e Palestinës nuk është një vendim i thjeshtë”, tha Milanoviq.

Për shkak të njohjes së shpallur të Palestinës, Izraeli tërhoqi ambasadorët e tij nga Spanja, Norvegjia dhe Irlanda.

Kështu, tre anëtarët e Bashkimit Evropian iu bashkuan Suedisë, e cila në vitin 2014 u bë anëtarja e parë që njohu Palestinën. Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania e njohën Palestinën në 1988 si pjesë e bllokut sovjetik.

Njohja e Palestinës u njoftua nga Malta dhe Sllovenia, dhe Australia gjithashtu njoftoi se kjo mundësi ekziston. Palestina aktualisht njihet si shtet nga 143 nga 193 anëtarët e Kombeve të Bashkuara.

Related posts

Blinken do të vizitojë Turqinë pas tërmeteve shkatërruese

rezart morina

Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

admin

Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

admin