RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

po-benin-gara-ne-rrugen-mitrovice-–-prishtine,-gjobiten-shoferet

Policia e Kosovës ka identifikuar dy shoferë të cilët kanë qenë duke bërë gara mes vetë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit duke bërë gara shpejtësie me vetura , kanë penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve u është shqiptuar gjoba prej 400 euro, 4 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.

“Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, thuhet në komunikatë.

Related posts

“Kamala Harris, shanse të mira për kandidatë për presidente”- Scholz: Është politikane kompetente! Kancelari gjerman, asnjë fjalë për Trump

admin

Panel diskutimi, “Greqia ua mohon çamëve identitetin kombëtar”

admin

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

admin