RTV AHIRETI
Shëndetësi

Po ju dhemb dhëmbi? Si ta ndaloni në vetëm pak sekonda

po-ju-dhemb-dhembi?-si-ta-ndaloni-ne-vetem-pak-sekonda

Dhimbja e dhëmbit na shqetëson të gjithëve.

Por si mund të ndalojmë atë vetëm në pak sekonda? Theksojmë që gjithçka shkaktohet nga bakteret në gojë, që ushqehen nga sheqernat dhe ushqimet që hani, prodhojnë acide që gërryejnë smaltin dhe prishin dhëmbët.

Më poshtë janë mënyrat sesi mund të largojmë dhimbjen e dhëmbit:

Ujë i ngrohtë me kripë: Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle kripë. Uji i kripur do të reduktojë enjtjen dhe inflamacionin që mund të shkaktohet nga dhimbja e dhëmbit. Përdoreni në formë gargare.

Ujë me kripë dhe piper: Përzieni një lugë çaji kripë me një lugë çaji piper dhe pak ujë, bëni një pastë me këto përbërës dhe fërkoni dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhër: hudhra është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Thjesht pritni një thelb hudhre, hidhini pak kripë dhe vendoseni në dhëmbin e infektuar. Mbajeni për disa minuta dhe dhimbja do t’ju reduktohet.

Karafil: Vendosni një copë karafil në dhëmb ose bëni ujë të ngrohtë me karafil dhe shpërlani herë pas here gojën.

Xhenxhefil: Bëni çaj xhenxhefili dhe përdoreni në formë gargare. Xhenxhefili është i njohur për vetitë qetësuese.

Kube akulli: Vendosni disa kube akulli në një garzë pambuku dhe vendosini mbi nofullë ose faqe pranë dhëmbit që ju dhemb. Kjo mënyrë do të mpijë zonën përreth dhe do të reduktojë dhimbjet.

Related posts

​Si ndikon dimri tek shëndeti

admin

Pse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë

admin

A e dini pse restorantet shërbejnë gjithmonë bukë para pjatës kryesore? Arsyeja do ju befasojë

rezart morina