RTV AHIRETI
Shëndetësi

Po sikur të hani vetëm të verdhat e vezëve?

po-sikur-te-hani-vetem-te-verdhat-e-vezeve?

Duke konsumuar vezë, ju merrni proteinat e nevojshme për rikuperimin e muskujve dhe e verdha e vezës ka disa përfitime shtesë.

Nutricionisti Toby Amidor ka shpjeguar për revistën “Eat This, Not That” se të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë, e cila lidhet me ruajtjen e shëndetit të syve.

Në veçanti, ato kanë aftësi të parandalojë degjenerimin makular, pra humbjen e shikimit që ndodh gjatë procesit të plakjes.

“E verdha e vezës përmban pothuajse gjysmën e proteinave në një vezë. Ato ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore dhe për këtë arsye nuk duhet t’i hidhni kurrë të verdhat”, tha ai.

Sipas tij, e verdha e vezës përmban acide yndyrore omega-3, të cilat e mbajnë zemrën dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

“Disa acide yndyrore omega-3 mund të vrasin edhe kancerin dhe ndihmojnë në trajtimin e artritit. Të verdhat e vezëve gjithashtu përmbajnë vitaminë D, e cila thith kalcium dhe në këtë mënyrë forcon kockat e brishta”, tha ai.

Ai shton se është e rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit që të hanë të verdhat e vezëve në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve të eshtrave, duke përfshirë rakitin (tek fëmijët) dhe osteoporozën (tek të rriturit).

Related posts

Ankthi dhe paniku, pse ndodhin?

admin

Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth

rezart morina

Arsyeja pse duhet të hamë bamje në verë

admin