Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare
Përbërësit:
1 mëllenjë ose pulë e vogël
1 lgj gjalpë
2 gjethe dafine
Piper i zi kokërr
Piper i kuq pluhur
Lëngu i 1 limoni
Për polentën:
1 filxhan polentë
3 filxhanë lëng mishi
1 filxhan qumësht
100 gr djathë parmixhano
2 lgj gjalpë
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr. Shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, gjethet e dafinës dhe 1 lugë gjalpë. E lemë ujin të ziejë dhe sapo të nisë të vlojë fikim sobën dhe shtojmë aty mëllenjën e pastruar, të cilën e lemë të marinohet në ujin e vluar për 3-4 orë.
Më pas, parangrohim furrën e sobës në temperaturë maksimale. Ndërkohë që furra ngrohet, lyejmë mëllenjën me gjalpë dhe e vendosim në një tavë duke e spërkatur mire me lëngun e saj. E vendosim të piqet në furrë për rreth 18-20 minuta.
Ndërkohë përgatisim polentën. Në një tenxhere hedhim polentën dhe lëngun e mishit të nxehtë. E trazojmë vazhdimisht dhe sapo lëngu të marrë valë shtojmë qumështin e nxehtë, kripë dhe djathë të grirë. E lemë 5 minuta në zjarr mesatar dhe në fund shtojmë gjalpin e tretur. E servirim polentën menjëherë të ngrohtë bashkë me mëllenjën spërkatur me pak lëng limoni.
Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.