RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia aksion kundër fajdeve, arrestohen katër persona

policia-aksion-kunder-fajdeve,-arrestohen-kater-persona

Policia e Kosovës sot ka realizuar një operacion policor kundër fajdeve. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona, teksa gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme materiale.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë sekuestruar, armë para, vetura, bimë narkotike dhe vetura, shkruan teve1.info

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim. Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ndihma me ushqime për palestinezët mbërrin në Gaza, dërgesa e parë përmes detit

admin

SHBA-ja njofton paketë armësh në vlerë 345 milionë dollarë për Tajvanin

admin

Helikopteri i presidentit iranian rrëzohet gjatë uljes emergjente, asnjë shenjë nga Ebrahim Raisi! Ekipet e shpëtimit nuk mbërrijnë dot në vendngjarje për shkak…

admin