RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Izraeli ka arrestuar mbi 4.400 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga tetori” – VIDEO

“izraeli-ka-arrestuar-mbi-4.400-palestineze-ne-bregun-perendimor-dhe-kudsin-lindor-qe-nga-tetori”-–-video

Ka tejkaluar mbi 4.400 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, bëri një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.

“Izraeli vazhdon të kryejë arrestime në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor nën pushtim. Qindra palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjeve të kryera që nga 12 dhjetori e deri më tani në qytetin Jenin dhe kampin e refugjatëve Jenin. Shumica e të arrestuarve janë liruar pas hetimeve të kryera”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve në Jenin por që këto janë “operacione të arrestimeve” me përmasat më gjera që nga Intifada e Dytë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se forcat izraelite, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit kanë arrestuar 17 palestinezë, përfshirë një fëmijë vajzë dhe ish të burgosurit e liruar nga zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Arrestimet janë bërë kryesisht në rajonin Beit Ummar të qytetit El-Khalil (Hebron) si dhe në qytetet Tubas, Betlehem, Kuds, Nablus dhe Ramallah, thuhet në deklaratën ku shpjegohet se gjatë bastisjeve të arrestuarit dhe familjarët e tyre janë përballur me goditje dhe kërcënime dhe se janë shkatërruar shtëpitë e tyre.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se ka tejkaluar mbi 4.400 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori e deri më tani.

Related posts

Komandant “Molla e Kuqe” dënohet me mbi 9 vjet burgim për krime lufte

admin

UNICEF: Në Gaza po zhvillohet “luftë kundër fëmijëve”

rezart morina

A ka bërë Vuçiq kërkesë për vizitë në Kosovë, flasin nga MPJD

rezart morina