RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia aksion në Zubin Potok, gjenden armë, mjete eksplozive e municion

policia-aksion-ne-zubin-potok,-gjenden-arme,-mjete-eksplozive-e-municion

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur: armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Gjithashtu, Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar personit, të cilit i janë gjetur armët dhe mjetet eksplozive.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka thënë Sveçla.

Related posts

Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës

Irfan Jahiu

Altun: Populli turk nuk beson më në premtimet evropiane

admin

Vdekja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Biden dhe Netanyahu do të zhvillojnë bisedime në telefon

admin